Sembene barazon derbin në fund, plas sherri: 7 kartonë të kuq në Partizani-Tirana

Partizani dhe Tirana u ndanë në një barazim 1-1 në derbin e zhvilluar në “Arenën e Demave”, në një ndeshje që pati gjithçka: emocione, dramë dhe një përleshje masive mes lojtarëve pas golit të barazimit në minutën e 90′ nga Sembene. Arbitri Eldorjan Hamiti nuk ngurroi të nxirrte një mori kartonësh të kuq, duke e mbyllur këtë përballje me kaos total.

Avantazhi i Tiranës
Takimi nisi me një ritëm të lartë, me të dyja ekipet që kërkonin golin e avantazhit. Tirana kaloi e para në epërsi në minutën e 29-të me një gol të Ernest Muçit, i cili përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen e Partizanit dhe e çoi topin në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte e luftuar, me Partizanin që u hodh në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Kur dukej se Tirana do të dilte me tri pikët, në minutën e 90-të, Sembene përfitoi nga një krosim në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke shpërthyer festën te të kuqtë. Por festa u shndërrua menjëherë në kaos.

Sherr masiv dhe “shi” kartonësh të kuq
Sapo topi përfundoi në rrjetë, situata në fushë doli jashtë kontrollit. Një përplasje mes lojtarëve të të dyja ekipeve shkaktoi një sherr masiv, që solli ndërhyrjen e gjyqtarit Hamiti. Ai ndëshkoi me karton të kuq tre lojtarë të Partizanit – Taipin, Gudjufin dhe Bytyçin – si dhe katër nga Tirana – Markun, Micin, Gjumsin dhe drejtorin e klubit, Ibrahimi.

Minutat e mbetura u luajtën në një atmosferë të tensionuar, por pa ndryshuar rezultatin. Me këtë barazim, të dyja ekipet ndajnë nga një pikë, duke regjistruar derbin e tretë të këtij sezoni që përfundon pa fitues.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top