Selvije Jao, nëna e djalit 3-vjeçar të Shpat Kasapit, ka reaguar mbi ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit.
Përmes rrjetit social Instagram, ajo u shpreh se Shpati “ndërroi jetë në krahët e saj”.
Në vijim, Selvije shton: “E le Roelin jetim, o Shpat…Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më? Më thoje gjithmonë se do të më doje derisa vdekja të na ndante…por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet…Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”
Shpat Kasapi u nda nga jeta ditën e sotme, në moshën 40-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.