Selena reagon ndaj komentit të Hailey: Mund të thotë çfarë të dojë

Konflikti i përfolur mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber ka marrë një tjetër kthesë, pas një interviste të fundit të bashkëshortes së Justin Bieber.

Në një intervistë për kopertinën e revistës WSJ. Magazine, Hailey Bieber, 28 vjeçe, refuzoi të përgjigjej drejtpërdrejt kur u pyet për krahasimet mes markës së saj të bukurisë Rhode dhe Rare Beauty të Selena Gomez.

Megjithatë, më pas shtoi se është “bezdisëse” të vihet në krahasim me njerëz të tjerë:

“Nuk kam kërkuar të më krahasojnë. Është bezdisëse kur njerëzit kanë krijuar një histori për ty dhe ti nuk mund ta ndryshosh.”

Vetëm pak ditë më vonë, më 17 tetor, Selena Gomez, 33 vjeçe, postoi një mesazh në Instagram Story — të cilin më pas e fshiu — ku duket se i përgjigjej drejtpërdrejt Hailey-t:

“Thjesht lëreni vajzën rehat. Ajo mund të thotë çfarë të dojë. Nuk ndikon në jetën time. Kjo ka të bëjë me rëndësinë, jo inteligjencën.

Bëhuni të sjellshëm. Të gjitha markat më frymëzojnë. Ka vend për të gjithë. Dhe shpresoj që të ndalemi këtu”.

Intervista e Hailey-t u zhvillua në ditën që Rhode debutoi në rrjetin e famshëm të kozmetikës Sephora — aty ku gjendet edhe marka e Gomez.

Kjo nxiti sërish thashethemet e vjetra për rivalitet mes dy grave, që rrjedhin nga marrëdhënia e kaluar e Selenës me bashkëshortin e Hailey-t, Justin Bieber.

Në të kaluarën, të dyja kanë tentuar ta mbyllin këtë kapitull, madje në vitin 2022 u fotografuan së bashku në një event publik, duke dhënë shenja pajtimi.

Vetë Hailey ka deklaruar disa herë se mëria është një histori e sajuar nga interneti.

“Kjo nuk ka të bëjë me mua dhe Selena-n. Është për urrejtjen e shpifur dhe të rrezikshme që krijohet nga narrativa të shtrembëruara e të shpikura. Dhe gjithmonë e kam urryer që dy gra përballen për shkak të një burri.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top