Selena Gomez: Të rritesh është argëtuese, s’kam aspak frikë nga plakja

Në një intervistë të fundit për revistën People, aktorja dhe këngëtarja e njohur Selena Gomez ka ndarë mendimet e saj frymëzuese rreth plakjes, duke theksuar se nuk ka aspak frikë nga vitet që kalojnë.

E nisi karrierën që në moshën 10-vjeçare te “Barney & Friends” dhe sot, në moshën 34-vjeçare, ajo e sheh rritjen si një proces argëtues dhe natyral.

“Gjërat do të ndryshojnë dhe disa pjesë të trupit do të varen, por ti je gjallë”.

Gjatë bisedës, Selena foli edhe për ndikimin pozitiv që partneri i saj, Benny Blanco, ka pasur tek ajo, duke e ndihmuar të mos mendojë tepër dhe të jetë më e sigurt në vetvete.

Po ashtu, ajo vlerësoi bashkëprotagonistët e saj nga seriali “Only Murders in the Building” – Steve Martin, Meryl Streep dhe Martin Short, si figura kyçe që i kanë dhënë shembullin se si të jetosh një jetë me dinjitet, klas dhe të ekuilibrosh karrierën me një jetë të plotë personale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top