Selena Gomez shpjegon ndryshimin e zërit: “Është normale”

Selena Gomez ka vendosur t’u japë fund spekulimeve duke shpjeguar hapur pse zëri i saj nuk tingëllon më si dikur. Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare iu përgjigj pyetjes së një fansi gjatë një Instagram Live, ku foli sinqerisht për ndryshimet që ka përjetuar ndër vite.

“Ndonjëherë ndodhin gjëra,” u shpreh Selena. “Kam momente kur më ndodh diçka e çuditshme — fyti më fryhet nga brenda ndonjëherë. Kaq është. Dhe është në rregull.”

Ajo nisi të jepte një shpjegim më të detajuar, por më pas u ndal, duke shtuar: “Nuk ka ndonjë justifikim. Nuk më intereson shumë.” Megjithatë, Gomez falënderoi ndjekësit për sinqeritetin dhe mbështetjen e tyre.

“Jam e lumtur që jeni të hapur me mua. E vlerësoj vërtet,” tha ajo.

Selena ka qenë prej vitesh e hapur për betejën e saj me lupusin, një sëmundje kronike autoimune që mund të shkaktojë inflamacion dhe ënjtje në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë edhe fytin e rrugët e frymëmarrjes — faktorë që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zë.

Fansat reaguan menjëherë në rrjetet sociale, duke e përgëzuar për ndershmërinë dhe guximin.

“E dua sa e hapur është. Kjo është forcë e vërtetë,” shkroi një ndjekës, ndërsa të tjerë theksuan se është e rëndësishme që publiku të kuptojë ndikimin që shëndeti ka te artistët.

Gomez ka folur edhe më herët për efektet anësore të trajtimit të lupisit, përfshirë luhatjet në peshë. Ajo ka treguar se medikamentet shpesh e bëjnë të mbajë ujë në trup, gjë që ka qenë shpesh objekt kritikash në publik.

“U kritikova për shtimin në peshë për shkak të lupisit,” ka pranuar ajo më parë, duke shtuar se njerëzit shpesh presin një arsye për të gjykuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top