Selena Gomez mohon zërat për tradhti nga Benny Blanco

Selena Gomez ka reaguar ndaj thashethemeve të fundit që përfshijnë të fejuarin e saj, Benny Blanco dhe krijuesen e përmbajtjes në OnlyFans, Theresa Marie. Artistja i dha fund spekulimeve duke ndarë një foto nostalgjike me mikeshën e saj të vjetër në Instagram.

Edhe pse Selena kishte ndjekur më parë Theresa-n në rrjetet sociale dhe e kishte hequr më vonë, fansat u shqetësuan se miqësia e tyre mund të ishte prishur. Por me postimin e fundit, ku përfshihet një foto me Theresa-n dhe mikeshën tjetër të saj Taylor Swift, ajo la të kuptohet se nuk ka tension mes tyre.

“Pak nostalgji nga e kaluara, sepse aktualisht jam shtrirë dhe po kujtoj disa kujtime,” – shkroi ajo në postimin ku shfaqej në disa foto të vjetra me miqtë.

Thashethemet vijnë pasi këngëtarja ka rrëfyer kohët e fundit për ndjesinë e vetmisë pas ndarjes me Justin Bieber, me të cilin ishte në një lidhje të ndërlikuar për gati një dekadë, përpara se të ndaheshin përfundimisht në vitin 2018.

“Isha vetëm për rreth pesë vite. Kisha disa takime  por asgjë serioze. Nuk më kishte pëlqyer askush për një kohë shumë të gjatë,” – tha ajo në podcast-in Table Manners.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top