Selena Gomez flet për betejën me bipolaritetin

Selena Gomez dhe bashkëshorti i saj, producenti Benny Blanco, kanë folur hapur për mënyrën si e menaxhojnë së bashku çrregullimin bipolar të artistes.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Këngëtarja 33-vjeçare ishte e ftuar në episodin e fundit të podcast-it të Blanco, “Friends Keep Secrets”, ku në një bisedë me mikun e tij më të ngushtë, reperin Lil Dicky, dhe bashkëshorten e tij Kristin Batalucco, ajo rrëfeu sfidat me shëndetin mendor.

Gomez e përshkroi diagnozën me çrregullim bipolar si “jashtëzakonisht të ndërlikuar”, duke treguar se rrugëtimi i saj përfshiu disa terapistë dhe katër qendra rehabilitimi.

Blanco, 37 vjeç, bëri të ditur se partnerja e tij ka kaluar episode maniake, të cilat në fillim nuk u kuptuan.

“Ajo ndonjëherë e kupton pasi ka kaluar episodi, dhe ka raste kur as nuk e mban mend çfarë ka ndodhur,” tha ai, duke theksuar se është një situatë shumë delikate për t’u trajtuar.

Nga ana e saj, Gomez theksoi se nuk ndihet e turpëruar për episodet maniake dhe se fakti që i njeh ato e ndihmon t’i identifikojë më shpejt.

“Është shumë e rëndësishme të kesh një partner që e kupton situatën dhe të takon aty ku je emocionalisht,” u shpreh ajo për mbështetjen e Blanco.

Artistja shtoi se diagnoza e ka ndihmuar të jetojë “më lirshëm” dhe të kuptojë reagimet e saj të së kaluarës.

“Veproja nga frika, nga dashuria, nga pasioni – gjithçka ishte e paqëndrueshme. Ishte çmenduri,” rrëfeu ajo.

Selena Gomez e bëri publike për herë të parë diagnozën me çrregullim bipolar në vitin 2020, pas një krize publike që përjetoi në 2018.

Në intervista të mëvonshme, ajo ka treguar se në ditët e vështira rrethohet vetëm nga një ose dy persona të besuar dhe përdor metoda të ndryshme si ndryshimi i temperaturës për t’u qetësuar gjatë periudhave të vështira.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top