Dogana suedeze në Helsingborg ka sekuestruar tre ton kokainë, e cila mund të konsiderohet kapja më e madhe e kokainës ndonjëherë në Suedi.
Mediat e huaja shkruajnë se droga u gjet në një kontenier që vinte nga një vend i Amerikës Latine. Vlera në rrugë e kokainës së sekuestruar vlerësohet të jetë midis dy dhe tre miliardë krona suedeze.
Policia spanjolle më parë të hënën realizoi kapjen më të madhe ndonjëherë të kokainës në det të hapur, duke ndaluar një anije që transportonte gati 10 tonë metrikë të drogës të fshehur në një dërgesë kripë nga Brazili drejt Europës.
Hetimet ndërkombëtare pritet të bashkërendohen pasi autoritetet dyshojnë se ngarkesat mund të jenë pjesë e të njëjtit zinxhir të trafikut global të kokainës.