Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive ndaj 4 banesave në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj.
Apartamentet janë në Tiranë dhe në zonën e Hamallajt në Durrës dhe dyshohet se janë shitur tek persona të tjerë në mënyrë fiktive.
Mëngjesin e sotëm agjentët e BKH ushtruan kontrolle në banesën e të atit të Erjola Hoxhës në Lalëz, partneres së Ahmetajt. Këto kontrolle në të gjitha banesat janë bërë me vendim të GJKKO. Ndërkohë gazetari Poli Hoxha deklaroi sot në Euronews se hetuesit kanë gjetur 1.8 milion euro në llogaritë e bashkëjetueses së Ahmetajt. Lajmi është përgënjeshtruar nga Arben Ahmetaj në një status në rrjetet sociale.
“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë. Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”. Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë. Fake neës e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….” tha Ahmetaj.
Parlamenti ka autorizuar Prokurorinë e Posaçme të kontrollojë dhe të arrrestojë Ahmetajn, por ende nuk dihet nëse prokurorët kanën një vendim na GJKKO për arrestimin e tij.
SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për 3 akuza në lidhje me inceneratorët; për korrupsion pasiv, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.