Pas vendimit për sekuestrimin e pronave përfshi dhe projektin e inceneratorit të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, impianti i mbetjeve tashmë administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme
Në një deklaratë për mediat, Baçi tha se ka qenë gjykata e cila e ka caktuar atë si administrator dhe pas këtij njoftimi, ai do të vazhdojë me punën në mënyrë që procesi i mbetjeve në këtë incenerator mos të ndërpritet.
“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator jam zgjedhur unë nën varësin e ministrisë së Brendshme. Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës. Një nga problematikat është parë që bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për ti vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet”, u shpreh ai.