Sekuestrimi i dy vilave, Kryemadhi: SPAK nuk kishte marrë ekspertë financiarë

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi pas qëndrimit rreth dy orë në GJKKO, tha në një prononcim për gazetarët se prokuroria nuk kishte marrë ekspertë.

Ajo shtoi se ishte e sigurt që kjo çështje do të shkonte në Strasburg dhe do të ndiqet rruga ligjore.

“Ngrita një pyetje, prokurorët e SPAK kanë marrë kredi i japin me qera dhe marrin nga 3 shtëpi është e paligjshme? Mamaja ime e ka blerë me kredi dhe jeton aty. Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, qëndruan në kuadrin e thashethemeve gazetareske”, tha ajo.

Monika Kryemadhi ironizoi se pas sekuestrimit të vilave do të jetojë në çadër.

“Do të jetojmë me çadër, po ato që jetojnë me çadra nga tërmeti. Do marrim një kontejner, do të na japë dikush një tokë ku do të vendosim kontejnerin”, tha ajo.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top