Me udhëzime të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori Theoharis Lalakos viziton sot Shqipërinë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Bashkë me ambasadoren greke më Shqipëri planifikojnë takim me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, informim për kushtet e burgimit dhe gjendjen shëndetësore si dhe do të vendosin hapat e mëtejshme për trajtimin e ngjarjes.
Kujtojmë se arrestimi i Fredi Belerit, përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, që tashmë rezulton fituesi, solli reagime të ashpra në politikën shqiptare dhe atë greke. Kjo e fundit paralajmëroi nota proteste për Shqipërinë, ndërsa bëri thirrje për lirimin e Belerit.