Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Kinë, çfarë pritet?

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Kinë, në një vizitë që konsiderohet e nivelit më të lartë në Kinë që nga ajo e bërë nga paraardhësi i tij në vitin 2018.

Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë të qeta për shkak të çështjeve të ndryshme, si ‘dosja e Tajvanit’ dhe lufta në Ukrainë.

Si pjesë e një përpjekjeje të vështirë për të lehtësuar tensionet dypalëshe, ideja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është të fillojë një rrugë diplomatike dhe të mbajë një dialog për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet kino-amerikane.

Sipas zyrtarëve amerikanë, ai pritet të takohet me ministrin e Jashtëm , të dielën dhe me presidentin kinez Xi Jinping të hënën.

Në shkurt, sekretari Blinken anuloi udhëtimin në Pekin pasi një balonë spiune kineze hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së.

Që atëherë, SHBA-ja ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të rifilluar dialogun me Pekinin pavarësisht tensioneve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top