Seancë plenare, ndryshime në buxhetin e shtetit 2025 dhe ratifikime marrëveshjesh

Mbahet sot në orën 10:00 seanca e radhës plenare në Kuvend, e dyta pas zgjedhjeve të 11 majit. Në rend të ditës janë ndryshimet në buxhetin e shtetit 2025, si edhe për ndryshimet në ligjin për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë jashtë shtetit dhe pajisjen me letërnjoftim elektronik.

Gjithashtu, do të diskutohen disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto përfshijnë marrëveshje për mbrojtjen e biodiversitetit detar jashtë juridiksionit kombëtar, bashkëpunimin me Ukrainën për siguri dhe mbështetje afatgjatë, aderimin në Zyrën Evropiane të Komunikacioneve, marrëveshje financimi me Fondin e Zhvillimit të Abu Dhabi-t dhe Bashkimin Evropian në fusha si doganat, energjia, digjitalizimi dhe punësimi i të rinjve. Po ashtu, do të shqyrtohet edhe një marrëveshje garancie me BERZH për OSHEE-në.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top