Sot do të mblidhet Kuvendi. Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë sërish seancën plenare.
Opozita do të tentojë të bllokojë punimet në shenjë kundërshtie për mospërmbushjen e 3 kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore. Kuvendi është parashikuar që të nisë në orën 10:00 në një seancë maratonë ku do të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit 2024, ndërkohë që opozita e ka kundërshtuar këtë buxhet.
PS ka bërë me dije se buxheti mund të kalojë edhe pa debat parlamentar. Në rast se opozita vendos të ngujohet në sallën e Parlamentit, ekziston mundësia që seanca të zhvendoset në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.