Seancë maratonë në Kuvend/ Pesë interpelanca në rend dite, sot vendoset edhe për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, me një axhendë të ngjeshur që përfshin disa interpelanca me ministra dhe votimin e një sërë projektligjesh. Seanca nis me miratimin e procesverbalit të 8 shtatorit dhe njoftimet, ndërsa më pas vëmendja kalon te interpelancat e kërkuara nga deputetët e Partisë Demokratike.

Në sallë pritet të paraqiten ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ministri i Brendshëm, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu. Një tjetër interpelancë është kërkuar me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Një nga pikat më të debatueshme të rendit të ditës pritet të jetë projektligji për ndryshimet në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nisma vjen në një kohë kur çështja e pagave të magjistratëve ka krijuar përplasje mes qeverisë dhe gjyqësorit.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu konventën për krijimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, si edhe Konventën e Këshillit të Europës për Inteligjencën Artificiale, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Në rendin e ditës janë edhe ndryshime që lidhen me sektorin e ullirit, disenjot dhe kontrollin e shoqërive me ofertë publike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top