Seancë maratonë dy ditë në Kuvend, opozita nesër në protestë

Në Kuvend do të nisë sot një seancë maratonë dy ditore, ku do të diskutohet dhe pritet të miratohet buxheti i shtetit për vitit e ardhshëm. Diskutimet në parim do të nisin sot në orën 10:00 dhe votimi pritet të zhvillohet të martën vonë. Ky buxhet do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave, dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025.

Ndërkohë opozita do të jetë e pranishme lidhur me diskutimet në Kuvend, ndërsa ka lajmëruar po ashtu se ditën e nesërme ku pritet miratimi i buxhetit prej 8 miliardë eurosh. Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur dje se Shqipëria është vendi me masën e pensionit minimal apo mesatar më të ulët në Rajon. Bardhi shkruante se edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014. Ai akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se paguan inceneratorët që nuk ekzistojnë, ndërkohë që sipas tij, për pensionistët nuk gjeti kurrë fonde gjatë 12 viteve qeverisëse që ti garantonte një pension dinjitoz.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top