Miratohet me 74 vota marrëveshja për huanë mbi 300 milion dollar nga SHBA për shpenzime ushtarake në Shqipëri. Marrëveshja u miratua vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi opozita refuzoi të bëhet pjesë e një procedure të përshpejtuar që e konsideroi antikushtetuese. Materiali i marrëveshjes për shpenzime ushtarake me SHBA u mbajt sekret nga qeveria. Kreu i kuvendit, Niko Peleshi tha se çdo deputet kishte mundësi ta lexonte marrëveshjen pasi të nënshkruante një deklaratë konfidencialiteti, por opozita refuzoi të bëhet pjesë e kësaj procedure.
“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj
Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700