Seanca plenare/ Vokshi: Vendimi për përjashtimin tonë është politik

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e përjashtuar me 10 ditë nga “Etika” nuk është lejuar nga punonjësit e Gardës të futet në sallës.

Vokshi shprehet se dënimi ndaj tyre është politik dhe se në bazë të rregullores ajo duhet të ishte në sallë, pasi e ka ankimuar vendimin.

Vokshi: Nuk u lejuam prej gradës me urdhër të Nikollës për te hyre ne seanca. Ju kujtoj që dj u njoftua mbledhja e Byrosë ankimimit që unë dhe Hoti bënë në lidhje me vendimin e sekretariatin e Etikes, i cili është shndërruar në një organ censure për deputetet e opozitës.

Ju e ndoqët që pavarësisht njoftimit në deputetet ishim të pranishëm, me urhdër të Ramës mbledhja e byrosë dështoi. Pse? Në bazë të provave që unë kam, nuk ka pasur asnjë fakt për dënimin tonë, ka qenë një dënim politik.

Kemi bërë një letër përsëri sot, në bazë të dështimit të mbledhjes së Byrosë, i kam njoftuar kryetaren e Kuvendit, e cila nuk mori pjesë edhe vetë që unë do të jem në seancë sepse në bazë të rregullores, në momentin që bëhet ankimimi, vendimi i sekretariatit anulohet. Tani këta thotë është hequr ky nen, është hequr edhe ankimimi, e kuptoni se çfarë po bëhet.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top