Seanca plenare/ Të martën ditë e ngjeshur në Kuvend (Detajet)

Ditën e martë, më 3 shkurt, mbahet seanca e radhës parlamentare.

Në bazë të urdhrit të kreut të Kuvendit Niko Peleshi, 14 pika janë në Rendin Ditës.

Mes çështjeve që do të diskutohen janë ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” dhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Ndërkohë do të zhvillohet edhe një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Pikë tjetër në Rendin e Ditës është edhe Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Projektvendimi “Për ngritjen e
Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

Të martën do të shqyrtohen edhe ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top