Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u shoqërua me akuza të forta të ish-presidentit ndaj SPAK, të cilin e akuzoi për manipulim të provave dhe veprime të qëllimshme kundër tij.
Në seancën gjyqësore në GJKKO, Ilir Meta deklaroi se prokuroria “në mënyrë recidiviste mashtron” lidhur me çështjen dhe përsëriti se mbrojtja ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama.
“Jam rrëmbyer më 21 tetor 2024 mbi bazën e një letërporosie të falsifikuar. Kjo çështje është ngritur që në vitin 2018 dhe lidhet me zhvillime që pasuan zgjedhjet në SHBA”, u shpreh Meta. Ai përmendi edhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, duke pretenduar se ai është i përfshirë në hetimet ndaj tij dhe se kjo, sipas Metës, është konfirmuar nga gjykatat amerikane. Sipas tij, para ardhjes në Shqipëri, McGonigal kishte zhvilluar takime në Vjenë, ku.
Meta deklaroi gjithashtu se pas këtyre zhvillimeve në skenë doli Rome Kara, i cili bëri kallëzimin ndaj tij, ndërsa theksoi se ai ka dhënë shpjegime për këtë çështje dhe se u qëndron deklarimeve të tij.