Seanca maratonë, PS voton me 85 vota pro aktin normativ për akcizën e karburanteve

Pas një seance maratonë, rreth orës 24 të mbrëmjes së të enjtes, Kuvendi miratoi katër projektligje, një akt normativ dhe gjashtë projektvendime. Ndonëse pse opozita e kërkoi gjithë ditën për interpelancat, kryeministri Rama erdhi vetëm pas mesnate për procesin e votimit. Socialistët votuan të gjitha pikat e rendit të ditës, duke rrëzuar edhe tre propozime të demokratëve Akti normativ për uljen e akcizës së naftës kur çmimi i karburantit shkon mbi 220 lekë, u miratua me 85 vota pro.

Votat e socialistëve rrëzuan propozimet e demokratëve për uljen e çmimit të naftës. PD kërkonte përmes projektligjeve reduktimin e taksës së qarkullimit, uljen e akcizës mbi naftën si dhe zerimin e akcizës së gazit për industrinë prodhuese “Made in Albania”. Seanca plenare nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, pas ndarjes së tij nga jeta.

Projektligjet e miratuara:
-Akt normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar”.

85 pro vota, 25 kundër

– Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”.

108 vota pro, 0 kundër

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar”.

85 vota pro, 25 kundër

-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

85 vota pro, 25 kundër

-Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”.

85 vota pro, 25 kundër

-Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

85 vota pro, 25 kundër

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

85 vota kundër, 25 pro

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

85 vota kundër, 25 pro

Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”.

84 vota kundër, 25 pro

Projektvendimet:
– Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”- Sekretar e mekanizmit kombëtar për parandalimin e torturës ku u zgjodh Ahmet Prençi me 84 vota pro e 22 kundër.

– Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit” – Sekretar për mbrojtjen dhe promvimin e të drejtave të fëmijëve”, ku u zgjodh Alma Faskaj me 82 vota pro, 26 kundër, 1 abstenim.

– Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi” miratoi emërimin e Genta Tafës me 83 vota pro, 25 kundër, 0 abstenim.

– Projektvendim “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë” ku u zgjodh Merita Bejtja me 84 vota pro, 23 kundër, 1 abstenim.

– Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë” ku u zgjodh Matilda Shehu me 104 vota kundër, 1 pro, 2 abstenim.

– Projektvendimi “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë, të cilët do të bëjnë auditimin e llogarive financiare për vitet 2024-2025 të Kontrollit të Lartë të Shtetit” ku u zgjodhën Edlira Buzani dhe Rajmonda Reveli me 105 vota pro, 0 kundër.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 00:35.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top