Seanca maratonë, 24 orë mocion me debat me kryeministrin Rama në Kuvend

Këtë të enjte pritet një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë. Për 24 orë deputetët do të kenë mundësi të ballafaqohen me kryeministrin Edi Rama në një mocionin me debat për çështjen McGonigal. Secili nga deputetët do të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për një nga cështjet që ka ndezur shumë polemika dhe shumë reagime veçanërisht nga opozita e vendit.Megjithatë opozita nuk do të jetë e plotë në Kuvend, pasi mungojnë 4 deputetë: Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi. Ata u përjashtuan për 10 ditë nga Kuvendi pas përplasjeve në seancën e 16 shkurtit.

Në sallën e seancës plenare sot pritet të jetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe një grup i deputetëve të opozitës. Sot atyre u ka përfunduar afati i përjashtimit gjatë seancave të kaluara. Seancat e fundit plenare janë përfshirë nga tensioni dhe kaosi. Opozita bllokoi foltoren për mos plotësimin e kërkesës që të realizohej mocioni me debat me kryeministrin Rama dhe prezencën e tij fizike në sallë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top