Seanca e sotme plenare shtyhet për të hënën në orën 10:00

Pas tensioneve në Kuvend kryeparlametarja, Elisa Spiropali rinisi seancën e sotme për disa minuta ku njoftoi se do të shtyhet për të hënën. Spiropali u shpreh se për shkak se janë marrë kartat e deputetëve në mënyrë të paarsyeshme dhe aktet e përsërituara të dhunës seanca e sotme do të shtyhet për të hënën.

Ajo gjithashtu u shpreh se uron që të hënën deputetët e opozitës të shkojne me mend të reja. Spiropali tha se shpreson që të hënën ti kthehen normaliteti, votimit dhe diskutimeve.

“Kartat e deputetëvë janë marrë në mënyrë të paarsyeshme dhe për shkak të akteve të dhunës të përseritura dhe te tjera problemeve kjo senace do të shtyhet për të hënë në orën 10. Uroj që të hënë në 10 të vini me mendn të reja dhe ti kthehemi normalitetit, votimit dhe diskutimit. Shihemi të henën në orën 10.” tha Spiropali.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top