Seanca e parë paraprake, Benet Beci me GJKKO-në si me SPAK, nuk paraqitet

Ka dështuar seanca e parë paraprake për kryebashkiakun e Shkodrës Venet Beci dhe 6 të pandehurit e tjerë që akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Beci nuk mori pjesë në seancë ndonëse përcaktohet ligjërisht se duhet të jetë prezent dhe shkaqet nuk ishin të qarta për gjykatën. Kujtojmë se Benet Beci e shmangu paraqitjen në SPAK për dy herë me radhë gjatë fazës ku do ti komunikohej akuza

Gjyqtarja Marinela Osmani shtyu seancën për më 11 shkurt në orën 11:00 ku SPAK do të lexojë kërkesën për kalimin në gjykim të dosjes dhe mbrojtja do të bëjë kundërshtimet. E pandehur në këtë proces është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-drejtoeit të përgjithshëm të autoritetit rrugor Evis Berberi që ndodhet në arrest.

Sipas SPAK, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” me vlerw 96.5 milion lek. Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top