Seanca e fundit plenare nën hijen e protestës, qytetarët presin deputetët para Kuvendit

Qytetarët rikthehen sot në protestë përpara Kuvendit, në ditën kur zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar. Një ditë më parë, protestuesit mbyllën tubimin dhe lanë një mesazh simbolik në Bulevard, ku shkruan datën “27 korrik” dhe vizatuan një vezë, duke paralajmëruar protestën e sotme para Parlamentit.

Sipas organizatorëve, në 08:30 protestuesit marshojnë drejt Kuvendit, ku deputetët zhvillojnë seancën e fundit plenare para pushimeve verore. Marshimi shoqërohet me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”.

Organizatorët kanë bërë të qartë se protesta nuk përfundon me mbylljen e sesionit parlamentar. Ata deklarojnë se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, mes tyre dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top