“S’duam pazar”/ Alibeaj: E votojmë amnistinë penale me një kusht

Deputeti i PD-së së vulës, Enkeled Alibeaj, ka ripërsëritur kushtin për tërheqjen e nenit të faljes për të dënuarit e GJKKO nga Amnistia Penale për të bashkuar votat me PS-në që projektligji të kalohet në Kuvend.

Alibeaj shprehet se nuk po kërkojnë pazar dhe s’dëshirojnë që të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi.

“Ne e mirëpresim tërheqejen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarëve për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e SPAK-ut dhe të GJKKO-së, dhe japim dakortësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar”, thekson ai.

Deputeti i PD-së shton se gjuha e arrogancës dhe e kërcënimi është e papranueshme.

“Partia Demokratike është e vendosur për të votuar vetëm një Projekt-ligj për Amnistinë Penale, i cili i shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO-ja.

Të qëndruarit në parime dhe në vlera, për Partinë Demokratike nuk janë kushtëzime, por janë e vetmja rrugë dhe zgjidhje për një amnisti në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të të korruptuarëve.

Për ne, gjuha e arrogancës dhe e kërcënimit, është e papranueshme, sepse kemi qenë të qartë dhe vijojmë të jemi në raport me ato që kërkojmë, duke i bërë publike.

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk kërkon pazar dhe nuk do gjë të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi, por gjithçka do ta bëjë në transparencë të plotë, ku të prevalojë interesi i publikut.

Ne e mirëpresim tërheqejen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarëve për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e SPAK-ut dhe të GJKKO-së, dhe japim dakortësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar”, shprehet Alibeaj.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top