Scholz paralajmëron Kinën: Do të ketë pasoja nëse furnizoni me armë Rusinë

Do të ketë “pasoja” nëse Kina i dërgon armë Rusisë për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës, paralajmëruar kancelari gjerman Olaf Scholz në një intervistë për CNN.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar kohët e fundit se Kina mund të dërgojë armë dhe municione në Moskë. I pyetur nga CNN nëse do të vendoseshin sanksione ndaj Kinës nëse do të ndihmonte Rusinë, Scholz u përgjigj:

“Unë mendoj se do të kishte pasoja, por tani jemi në një fazë ku po e bëjmë të qartë se kjo nuk duhet të ndodhë, dhe unë jam relativisht optimist se do të jemi të suksesshëm me kërkesën tonë në këtë rast, por do të duhet ta shikojmë dhe duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm”.

Kancelari gjerman nuk dha detaje mbi natyrën e pasojave. Gjermania ka ekonominë më të madhe në Europë dhe Kina ka qenë partneri i saj i vetëm më i madh tregtar në vitet e fundit

Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë thënë javët e fundit se Kina po shqyrton ofrimin e armëve për Rusinë, gjë që Pekini e ka mohuar. Ndihmësit e presidentit Joe Biden nuk kanë ofruar publikisht prova.

Javën e kaluar, një zyrtar i lartë i BE-së tha se do të ishte një “vijë e kuqe” nëse Kina furnizon me armë Rusinë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top