Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka hedhur poshtë deklaratën e papa Françeskut për ngritjen e “flamurit të bardhë” në luftën në Ukrainë.
“Siç mund ta imagjinoni, kancelari federal nuk është dakord me papa Françeskun për këtë çështje”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit në Berlin.
“Është e vërtetë që Ukraina po mbrohet kundër një agresori”, shtoi ai.
“Kievi po merr gjithashtu një mbështetje të madhe ndërkombëtare në mënyrë që të jetë në gjendje të mbrohet kundër luftës së agresionit, e cila shkel ligjin ndërkombëtar”, tha Hebestreit.
Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni kundërshtoi raportet se papa Françesku i kishte bërë thirrje Ukrainës të dorëzohej, në një intervistë në televizionin zviceran.