Scholz: Evropa duhet të marrë pozicion të qartë për mbështetjen e Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se Evropa duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me një pozicion të qartë se një paqe e drejtë është parësore për Ukrainën. Kancelari gjermane në largim thotë se Kievi duhet të jetë në një pozicion të fortë dhe çdo armëpushim duhet të mbahet, shkruan BBC.

“Kjo do të thotë se Ukraina mund të mbrojë pavarësinë dhe sovranitetin e saj,” shton ai, duke thënë se është e rëndësishme që vendi të jetë në gjendje të vendosë rrugën e tij dhe të zgjedhë liderët e tij.

27 liderët e Bashkimit Evropian po mblidhen në Bruksel për samitin me një axhendë jashtëzakonisht të ngjeshur të udhëhequr nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, negociatat e nisura nga Donald Trump dhe planet e reja shumë-miliardë për të riarmatosur bllokun.

Takimi do të trajtojë gjithashtu nevojën për të rritur konkurrencën, menaxhimin e migracionit të parregullt, situatën në Lindjen e Mesme, rendin shumëpalësh dhe të ardhmen e buxhetit të BE-së, i cili është nën tendosje të madhe pas viteve të krizave të njëpasnjëshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top