Scholz dhe Trump bien dakord: Lufta në Ukrainë po vazhdon shumë gjatë

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz pati një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, e cila iu kushtua “sfidave të politikës së sigurisë në Evropë”. Këtë e ka konfirmuar Steffen Hebestreit, zëdhënës i qeverisë gjermane.

Të dy palët “ranë dakord se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe se është thelbësore të lëvizin sa më shpejt që të jetë e mundur drejt një paqeje të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme”.

Në të njëjtën kohë, Scholz konfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top