Sandra Bullock ka rrëfyer se është “zemërthyer” pas akuzave shqetësuese të bëra nga ish-ylli i NFL, Michael Oher, i cili frymëzoi filmin e vitit 2009 “The Blind Side”.
Filmi u përshtat nga libri i vitit 2006 “The Blind Side:Evolution of a Game”. I shkruar nga Michael Lewis, ai tregon historinë e Oherit, një nga 13 fëmijët të lindur nga një nënë e varur nga droga, dhe ngritjen e tij në yll futbolli pasi u “birësua” nga familja në dukje bujare Tuohy.
Porai pretendoi në dokumentet e gjykatës se Sean dhe Leigh Anne Tuohy kurrë nuk e adoptuan atë – megjithëse ata sigurisht përfituan nga suksesi i tij.Bullock portretizoi Leigh Anne në film, një rol që i dha asaj një Oscar. Tani, aktorja “urren” që puna e saj e palodhur dhe përkushtimi ndaj një historie që ajo besonte se ishte e vërtetë është “njollosur”, tha një burim për Daily Mail.
“Ajo e urren faktin që një histori kaq e mrekullueshme, një film spektakolar dhe një kohë spektakolare në jetën e saj tani janë njollosur”, u shpreh burimi për gazetën. “Tani njerëzit nuk do ta shikojnë atë dhe nëse e shohin, do të kenë një reagim krejtësisht të ndryshëm ndaj qëllimit të tij origjinal. Kishte kaq shumë punë të vështirë për filmin saqë të gjithë menduan se ishte e vërteta dhe tani që është vënë në pikëpyetje, thjesht e shqetëson Sandra pa fund që një kohë në jetën e saj që ishte kaq e veçantë, tani është nën hijen e diçkaje krejtësisht tjetër”.