Jadon Sancho ka shpjeguar vendimin e tij për t’u larguar nga Manchester United në drejtim të Chelseat në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Sancho kompletoi në momentet e fundit një transferim nga ‘Old Trafford’ duke iu bashkuar kështu londinezëve në formë huazimi.
Kjo marrëveshje përfshin gjithashtu obligimin e blerjes së kartonit prej 20-25 milionë eurosh verën e ardhshme, varësisht nga paraqitjet e lojtarit.
“Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Londra është vendi ku u rrita dhe jam i lumtur që jam rikthyer”, ka thënë fillimisht Sancho.
“Ka qenë pak e çmendur. Natyrisht, ishte dita e fundit e afatit kalimtar kështu që është e pritshme që të jetë pak e çmendur, por unë jam shumë i lumtur që ka marrë fund”.
“Chelsea është një ekip ikonik. Idhujt e mi ishin Didier Drogba dhe Frank Lampard ndërsa tani kam mundësinë që të luajë për këtë klub njësoj si ata. Është një ndjenjë e mrekullueshme”.
“Trajneri më foli mua për projektin dhe për një lojtar të ri është diçka emocionuese. Shpresoj që të sjell gola dhe asistime në Stamford Bridge”, u shpreh ai.
Sancho në fund pati një mesazh të shkurtër për Manchester United, duke i uruar secilit në klub gjitha të mirat për të ardhmen.