Sancho, ylli i ri i Juventus: akord me anglezin, ofertë e rritur e bonuse për United

Jadon Sancho është gjithnjë e më pranë Juventusit. Agjenti i sulmuesit anglez këtë javë ka kaluar nga Torino, ku është takuar me drejtuesit bardhezi për një takim që ka rezultuar shumë i frytshëm, pasi është arritur marrëveshja për kontratën, një katërvjeçare me vlerë 6 milionë euro plus bonuse.

Më afër edhe marrëveshja me Manchester United: Juve, pas ofertës fillestare prej 15 milionë paundësh (rreth 17 milionë euro), ka ndër mend të dalë përpara kërkesave të Red Devils, rreth 25 milionë euro, duke përfshirë një seri bonusesh të lehtë për t’u arritur dhe duke marrë përsipër një pjesë të pagesës së largimit që anglezët do t’i japin lojtarit, i cili – për t’u transferuar në Torino – ka përgjysmuar pagën.

Debutimi kundër ish-skuadrës së tij
Në shtëpinë bardhezi llogaritet që marrëveshja të mbyllet para të enjtes së ardhshme, në mënyrë që Sancho t’i vihet në dispozicion Igor Tudor që në javën e parë të punës në Continassa, në prag të grumbullimit në Herzogenaurach, në Gjermani. Grumbullim në të cilin ish-lojtari i Chelsea do të mbërrinte i freskët dhe i pushuar, pasi Manchester United e ka përjashtuar nga të grumbulluarit për miqësoren që zhvillohet këtë pasdite në Suedi kundër Leeds dhe aq më pak do të marrë pjesë në turneun amerikan.

Debutimi i tij me fanellën bardhezi mund të ndodhë më 10 gusht kundër Borussia Dortmund, skuadra që e ka lancuar në futbollin e madh dhe ku ka jetuar vitet e tij më të mira, përpara se të humbiste te Manchester United dhe të dështonte të rilindte te Chelsea.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top