Delgacioni serb mund të bëhet pengesë për një deklaratë të përbashkët konsensuale të samitit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Për sanksionet kundër Rusisë, ekipi i Vuçiç duket se nuk ka rënë dakord. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti serb para mediave duke hyrë në selinë e pallatit të kongreseve në Tiranë.
“Kemi disa propozime për deklaratën e përbashkët, ato zgjatën gjithë natën. Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them (për sanksionet) është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë” tha ai, duke iu referuar refuzimit serb për tiu bashkuar sanksioneve perendimore. Mësohet se një kontradiktë tjetër është edhe pika e deklaratës ku fkitet për ndikim të Rusisë në rajon.