Samiti në Tiranë/ Gazetari italian pyet Ramën gjatë pritjes së liderëve: A do paguash për Francesco Becchetti?

Pas samitit të Ukrainës i cili u mbajt dje në Tiranë ditën e sotme kryqyteti pret edhe samitin e BE- Ballkani perëndimor. Kryeministri Edi Rama priti sot në tapetin e kuq të gjithë pjesmarrësit. Teksa Rama po priste ardhjen e përfaqësuesve një gazetar italian ka përfituar nga rasti ti bëjë një pyetje kryeministrit.

“A do paguash për Francesco Becchetti?”, ka qenë pyetja e gazetarit për Ramën.

“Nuk e njoh,” u përgjigj Rama ndërsa gazetari tentoi të pyeste sërish por kryeministri iu përgjigj me të njëjtat fjalë.

Gazetari italian ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që Beketi ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve. I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”. Pastaj gazetari e pyet çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë se ai do të jetë edhe 5 vjet këtu.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top