Samiti në Shkup, Kurti: Procesi i Berlinit ta përshpejtojë anëtarësimin e rajonit në BE

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar sot mbi darkën e mbrëmshme në Shkup ku mori pjesë dhe Albin Kurti bashkë me liderët e tjerë të rajonit dhe zyrtarë nga SHBA dhe BE. Kryeministria e Kosovës thotë se gjatë darkës, Kurti theksoi se Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor morën pjesë mbrëmë në darkën e liderëve të shtruar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Gjatë darkës, kryeministri theksoi se Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë së Kosovës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top