Samiti në Egjipt/ Meloni: Të shmanget përshkallëzimi i luftës

Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë tha sot në Kajro se komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë për të shamngur një përshkallëzim të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, dhe të punojë gjithashtu për një zgjidhje mes dy shteteve, pasi u shpreh se civilë të pafajshëm po largohen nga shtëpitë e tyre.

Meloni komentoi situatën aktuale mes Izraelit dhe Hamasit gjatë fjalimit të saj në Konferencën e Paqes në Kajro për Lindjen e Mesme.

Egjipti ka organizuar sot një samit paqeje mbi krizën e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për të shmangur një luftë më të gjerë rajonale. Udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe evropianë janë mbledhur në Kajro për samitin, ku po diskutohet për të rënë dakord për një qëndrim të përbashkët për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Në samit marrin pjesë zyrtarë nga Jordania, Katari, Italia, Spanja, BE dhe Britania e Madhe. Por, mungesat kryesore të dukshme janë Izraeli, SHBA dhe Irani.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top