Samiti i Alaskës/ Rubio: Armëpushimi çështje ‘kritike’, do të bëjmë të pamundurën

Sekretari i Shtetit Marco Rubio, teksa foli shkurtimisht përgatitjet e samitit gjatë një eventi të palidhur në Departamentin e Shtetit të enjten, tha se armëpushimi është një çështje kritike gjatë diskutimit.

“Po shkojnë shumë shpejt sepse kjo u përgatit shumë shpejt dhe është në Alaska, kështu që duhet të shkojmë atje”, tha Rubio.

“Do të shohim se si do të shkojë. Siç tha presidenti, shpresa e tij është të bashkëveprojë me z. Putin dhe të kuptojë shumë shpejt dhe herët, nëse një paqe është e mundur apo jo”.

Shpresojmë që të jetë”, shtoi ai.

Sekretari foli gjithashtu për kushtet që do të duheshin përmbushur, për të arritur një paqe të qëndrueshme.

Mendoj se të gjithë e pranojmë se do të duhet të ketë disa biseda rreth garancive të sigurisë. Do të duhet të ketë disa biseda rreth, e dini, mosmarrëveshjeve dhe pretendimeve territoriale dhe për çfarë po luftojnë ato”, tha Rubio. “Por mendoj se shpresa e presidentit është të arrijë një ndalim të luftimeve në mënyrë që këto biseda të mund të ndodhin.”

Ndërsa luftimet janë duke vazhduar, ai tha se një armëpushim është “kritik”.

“Ne duam që të ketë paqe, do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur atë, por në fund të fundit, do të varet nga Ukraina dhe Rusia që të bien dakord për një të tillë”, tha Rubio./ ABC News.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top