Samiti europian/ Rama pret udhëheqësit me atlete, valle e këngë popullore në qendër

Kryeministri Edi Rama ka nisur pritjen e liderëve europianë në Sheshin Skënderbej në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Ajo që bie në sy është veshja e kryeministrit. Kreu i qeverisë vazhdon me stilin e tij, ndërsa ka veshur një palë atlete me numrin 5, që simbolizon fitoren e PS, si dhe yllit me 5 cepa.

Teksa kreu i qeverisë pret mes reshjeve të shiut liderët nga vende të ndryshme të Evropës, në shesh janë organizuar aktivitete me këngë popullore dhe valle.

Punimet do të nisin në orën 11:00 për të përfunduar me konferencën përmbyllëse në orën 18.30 të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministres së Danimarkës, si vendi që do të presë samitin e radhës. Tema e diskutimit të samitit do të jetë “Evropa e re në një botë të re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i përbashkët”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top