Bota ndryshon, shpejt, edhe bota e sportit gjithashtu. Por ka një siguri të madhe: FA Cup, që si zakonisht dhuron histori fantastike, histori të kohëve të tjera, si ajo e Sam Heathcote, një i panjohur për shumicën deri pak ditë më parë. Tani është njeriu i kopertinës. Me skuadrën e tij, të kategorisë së gjashtë, ai eliminoi kampionët në fuqi dhe kur u kthye në shkollë u prit me një ovacion.
Kampionët e Crystal Palace eliminohen nga një skuadër e kategorisë së gjashtë
Crystal Palace, majin e kaluar, fitoi FA Cup, duke marrë titullin e parë në historinë e tij mbi njëqindvjeçare, dhe në gusht bëri dopietë duke fituar Community Shield. Këtë vit u eliminua menjëherë. Në vetvete jo një rezultat befasues, por bëhet i bujshëm po të mendosh se humbja 2-1 erdhi kundër Macclesfield, skuadër e National League North, pra e kategorisë së gjashtë. Dilettantë të vërtetë. Përpara mbi 5 mijë spektatorëve, Palace u mposht nga golat e Dawson dhe Buckley-Ricketts.
Gëzim i pastër, por edhe shumë emocion për Silkmen, të cilët ia dedikuan suksesin Ethan McLeod, një futbollist i ri që vdiq në mes të dhjetorit në një aksident tragjik rrugor.
Macclesfield’s Sam Heathcote, who's also a PE teacher, returned to his school as a hero this morning! 🤩👏 pic.twitter.com/ARh6EGYkpM
— Match of the Day (@BBCMOTD) January 12, 2026
Kthimi në shkollë i Heathcote, i festuar nga nxënësit
Sam Heathcote u bë protagonisti absolut. Sepse ky djalë 28-vjeçar është një futbollist gjysmë-profesionist: ka provuar gjithmonë të bëhet futbollist, ka luajtur me Crewe-Alexandra dhe prej dy vitesh e gjysmë është lojtar i Macclesfield, por paralelisht ka një aktivitet të përditshëm, një punë të vërtetë. Sepse Sam Heathcote është mësues i edukimit fizik në një shkollë fillore. Kthimi i tij në Stamford Park Primary School të Altrincham-it ishte triumfal.
Zoti Heathcote, siç e quajnë, u prit me duartrokitje nga nxënësit e tij nga 3 deri në 11 vjeç, nxënës që madje i kishin dhënë edhe këshilla se si të përballonte Crystal Palace. Një rikthim triumfal i një djali që është kthyer në jetën e përditshme, atë të mësuesit për të, me ëndrrën për të vazhduar të habisë me Macclesfield, që në raundin e katërt do të presë një tjetër skuadër të Premier League, Brentfordin.