Salvini, cinizmi i një milanisti për finalen City-Inter: “Nuk di të ketë ndeshje sot”

Matteo Salvini, një tifoz i madh i Milanit, ka thumbuar të gjithë tifozët e Inter në ditën e finales së Champions. Sot është dita e shumëpritur nga të gjithë tifozët e Inter: përballë do të jetë Manchester City. Në stadiumin Ataturk të Stambollit do të jetë një ndeshje që vlen gjithë sezonin. E një fitore mund t’i dhurojë Inter një pjesë tjetër të historisë.

Por këtë ditë e presin me padurim edhe tifozët e Milan, të mposhtur në euroderbi në gjysmëfinale. Mund të jetë një ditë ku ata mund të “marrin hak” disi për humbjen. Në të kundërt, mund të detyrohen të fshihen për disa ditë pa dalë nga shtëpia. Në Milano, pra, pritet me padurim ndeshja dhe sido të përfundojë, një nga dy tifozeritë e kryeqytetit lombard do të gëzohet.

 

CINIZMI I MATTEO SALVINI
Një milanist ka folur tashmë e ai është Matteo Salvini. Ministri i Infrastrukturës ka komentuar ndeshjen, duke mbërritur në Forumin e organizuar nga Bruno Vespa në Manduria. Kur e pyetën numrin një të Lega nëse do ta shohë ndeshjen e sotme, ai u përgjigj: “Nuk e di që ka ndonjë ndeshje sot”. Një baturë që tenton të minimizojë rëndësinë e ndeshjes mes Manchester City dhe Inter. Por që dihet mirë se është një moment kritik për epërsinë e qytetit të Milanos.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top