Salianji thyen heshtjen pas lirimit: Burgun nuk ia uroj as hasmit

Sapo doli nga burgu i Fierit, ku qëndroi për 10 muaj, ish-deputeti Ervin Salianji mbajti një prononcim për gazetarët e pranishëm.

Salianji u shpreh se qëndroi në izolim për arsye politike, pasi vendosi të denoncoj një trafikant ndërkombëtar droge.

Më tej Salianji, shtoi se do vijojë të merret me politikë.

Sipas tij, burgosja erdhi me urdhër të regjimit të Edi Ramës, para zgjedhjeve nga frika e këtij të fundit se mos humbiste.

Salianji: Vuajta 10 muaj burg për arsye politike. Për arsye se denoncova një trafikant droge. Është edhe një vetëdemaskim për të më nxjerrë në këtë periudhë. Kam pasur fitore përballë Edi Ramës në çdo zonë. Besoj se është një burim frymëzim për mijëra demokrate që do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri të inkriminuar. Siç e dini do shkoj të falëndero një zonë zgjedhore në fshat të Fierit për të treguar se në Shqipëri ka shembuj me besnikëri ja dalin të fitojnë. Do filloj nga ky moment. Sot do bëj politikë në çdo cep që më jepet mundësia. Është një betejë e fituar. Për shkak të frikës të regjimi se do humbte zgjedhjet bëri këto që bëri. Do komunikojmë në seli. E dini që burgu nuk i urohet as hasmit. Sot kam një backgorund tjetër e ndiej në lëkurë padrejtësinë që ndjejnë qytetarët.

Nuk kam bërë burg për vjedhje, as për krim. Ka qenë për arsye politike. Denoncova një të dënuar trafikant ndërkombëtar droge dhe vuajta burg. Pasojat, një i lirë prej 7 vitesh shkoi dhe u dorëzua. Nga ana regjimit kam qenë këtu prej 10 muajsh.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top