Salianji: Në selinë e PD nuk hyn asnjë ambasador sepse drejtues është Berisha

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur te raportet e opozitës me partnerët ndërkombëtarë dhe ndikimi që, sipas tij, ka drejtimi i Sali Berishës në këto marrëdhënie.

Salianji deklaroi se e konsideron të rëndësishëm komunikimin me përfaqësuesit ndërkombëtarë, ndërsa sipas tij, PD po vuan izolimin diplomatik për shkak të Berishës.

“Unë e quaj të rëndësishme që kam kontakte me përfaqësues ndërkombëtarë, ndërsa PD, për shkak të Sali Berishës, ndodhet në një situatë tjetër. Ka persona në PD që zhvillojnë takime me ndërkombëtarët, por në selinë e PD-së nuk hyn asnjë ambasador për shkak se Sali Berisha drejton partinë”, u shpreh ai.

Ish-deputeti theksoi se marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë nuk duhet parë si mbështetje personale për individë apo grupime politike, por si një domosdoshmëri për opozitën dhe vendin.

“Ndërkombëtarët nuk janë këtu për të mbështetur një lëvizje apo një tjetër, por për partneritet. Nuk mund të themi si disa që presin të vijë dikush nga jashtë për të na çliruar”, deklaroi Salianji.

Ai nënvizoi se ruajtja e kontakteve me partnerët strategjikë është jetike si për PD-në, ashtu edhe për Shqipërinë.

“Është jetik kontakti me partnerët ndërkombëtarë, si për Partinë Demokratike, ashtu edhe për Shqipërinë”, përfundoi ish-deputeti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top