Salianji në burg, KQZ i jep mandatin e deputetit Andrea Mano

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka vendosur dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Qarku Korçë, z. Andrea Mano. Me këtë vendim, Mano zëvendëson ish-deputetin Ervin Salianji, i cili që prej datës 27 shtator 2024 vuan dënimin në burgun e Fierit nën akuzën e kallëzimit të rremë.

Një ditë pasi Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e deputetit Salianji për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dërgoi kërkesën për të pranuar mandatin Andrea Manos, i cili iu përgjigj pozitivisht në datë 10 tetor.

Njoftimi i KQZ:

KSHZ vendos dhënien e mandatit të deputetit z. Andrea Mano. Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Qarku Korçë, z. Andrea Mano.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top