Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të shkojë ditën e sotme në SPAK për t’u paraqitur pas vendimin e GJKKO, e cila caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ dhe bllokimin e pasaportës.
“Çdo qytetarë duhet ta dijë se sa here jam thirrur në prokuroi jam paraqitur, por nuk mund të pranoj që Edi Rama me një grusht banditësh që funksionojnë si grup i strukturuar kriminal të shkel kushtetutën. Ai vendim duhet të shkoj në Parlament se aty e kam vendin e punës dhe jo në Partitë Demokratike. Atje nuk e dërgojnë dot se është në kundërshtim me kushtetutën. Nëse për një deputet shkelet Kushtetua imagjino çfarë bëhet për një qytetar. U them demokratëve që në qëndrimet e mija nuk ka asnjë personale përveç mbrojtjes së Kushtetutës. Nuk ka ligj që më imponon të shkel Kushtetutën”, – u shpreh Berisha.