Sali Berisha paraqitet në SPAK, mbështetësit e tij mblidhen para Prokurorisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sikurse dhe në ditët e tjera kur Berisha është paraqitur në SPAK, demokratët, mbështetës të tij, janë mbledhur para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Herën e fundit që Berisha u paraqit në SPAK, ai tha për gazetarët se ardhja e tij aty shërben si dëshmi e “keqpërdorimit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama për luftuar kundërshtarë politikë”. Kryedemokrati tha se çështja kundër tij është dëshmi e standardit të dyfishtë të SPAK që sipas tij sulmon opozitën pa asnjë fakt. Ai tha se Prokuroria e Posaçme nga ana tjetër po mbulon vjedhjet dhe korrupsionin qeveritar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top