Sali Berisha debat me Felajn në Kuvend: E ke kthyer prokurorinë në strofull familjare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përdorur me tone të forta në Kuvend, ndërsa ka pasur edhe një debat me nënkryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj, pasi një familjar i kësaj të fundit është emëruar në prokurorinë e Tiranës.

Teksa Felaj ndërhyri kur po fliste Berisha, ish kryeministri iu drejtua duke thënë se e ka shndërruar prokurorinë në strofull familjare.

“Dëshmon se po sillni sikur të ishin banorë të 313-ës apo të Peqinit dhe jo parlamentar. Dëshmion se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja, elektorale, jo elektorale, ordinere, afera korrupotive. Dëshmon se jeni sklelver të veprave tuaja kriminale, nuk keni as minimumin.Vetëm ti nuk duhet të flasësh, e ke kthyer prokurorinë në strofull familjare, turp turp, turp.“- u shpreh Berisha.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top