Salernitana u mposht 1-2 nga Juventus, duke humbur në minutat e fundit për shkak të golit të Vlahovic. Vendasit në pjesën e dytë luajti në infrioritet për shkak të përjashtimit të Maggiore. Drejtimi i ndeshjes nga arbitri Guida nuk i ka pëlqyer kampanëve e nëse trajneri Pippo Inzaghi nuk foli pas ndeshjes, e ka bërë administratori i deleguar Maurizio Milan: “Jemi të kënaqur me performancën dhe Inzaghi është shumë i zemëruar për disa episode arbitrale shumë të dyshimta. Te përjashtimi i Maggiore ka pasur një faull të bujshme pak më pare. Pastaj mungon një karton i kuq për Gatti. Ne ndihemi shumë të penalizuar dhe jemi të mërzitur si publiku ynë. Do të kërkojmë shpjegime në tavolinat e duhura”.
“Para faullit të Maggiore kishte një ndërhyrje ndaj Simy që nuk u sanksionua. Më pas për sa i përket mbrojtësit Gatti mungon një përjashtim. Jo vetëm kaq, kishte edhe një qëndrim të gabuar në paralajmërimet ndaj Costil. Tani duhet të ulim zemërimin dhe hidhërimin – vazhdoi Milan për DAZN -. Ne do të marrim kohën e duhur, është hera e parë që trajneri nuk vjen për të komentuar”.
Salernitana duhet të synojë një rikthim të madh në fazën e dytë për të synuar shpëtimin, me ndihmën e rikthimit të Sabatinit: “Rikthimi i drejtorit është i rëndësishëm, të gjithë kemi në mendje rrugëtimin e shpëtimit. Ai po punon shumë për të forcuar ekipin dhe shpresojmë të korrim sa më shpejt frytet. Besojmë shumë te mbijetesa dhe djemtë dolën nga fusha të duartrokitur. Renditja është e ngjeshur dhe ka shumë ndeshje”.