Salah: Ndihem i shkatërruar, ne kishim gjithçka por dështuam për Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah ka thënë se ndihet i ‘shkatërruar’ që klubi i tij ka humbur shansin për të qenë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, shkruan Gazeta Metro.

Në një postim në platformën e tij në Twitter, Salah është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk arritën të kualifikoheshin në Ligë të kampionëve.

Ai u ka kërkuar falje mbështetësve të tij dhe Liverpoolit për zhgënjimin që ju kanë sjellë.

Liverpooli do të përfundojë i pesti dhe do të luajë në Europa Ligë sezonin e ardhshëm. Ata momentalisht kanë 66 pikë, ndërsa pritet të ndeshen me Southampton.

Njoftimi i plotë:

“Jam plotësisht i shkatërruar. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë. Ne kishim gjithçka që na nevojitej për të arritur në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm dhe dështuam. Ne jemi Liverpool dhe kualifikimi në kompeticion është minimumi. Më vjen keq, por është Shumë shpejt për një postim ngritës ose optimist. Ne ju zhgënjejmë ju dhe veten tonë.”

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top